Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, reagon Ministria e Jashtme, thërret ambasadorin rus

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 21:33 | Politikë
“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, reagon

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar me një deklaratë për mediat pas lajmeve të publikuara këtë të premte nga mediat ruse dhe dyshimeve të ngritura nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, për praninë e "mercenarëve shqiptarë" në Ukrainë.

https://a2news.com/2022/02/18/rusia-mercenare-nga-shqiperia-dhe-kosova-jane-derguar-ne-donbas/

Ministria e Jashtme i mohon kategorikisht këto pretendime dhe në shenjë proteste ka thirrur ambasadorin rus në Tiranë.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e "mercenarëve shqiptarë" në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, mbyllet reagimi i Ministrisë.

https://a2news.com/2022/02/18/mercenare-shqiptare-ne-ukraine-majko-deklarate-e-paprecedente-e-lavrov/

A2 CNN Livestream

Dita jonë