Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dita e katërt e komisionit hetimor për inceneratorët, PD: Fakte dhe prova që provojnë vjedhjen e shekullit

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 09:25 | Politikë

Partia Demokratike vijon denoncimet për aferën e inceneratorëve, duke publikuar detaje që sipas saj dolën në dritë në ditën e katërt të komisionit hetimor për inceneratorët. Sipas PD-së koka e korrupsionit 430 milionë eurosh është Edi Rama, ndërsa shpreh vendosmërinë se të gjithë të përfshirët në këtë aferë do të përballen me drejtësinë.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e katërt sipas PD:

Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Kanë marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk kanë punuar.  Inceneratori i Fierit ka marrë kredi me garanci sovrane 69 milion lekë për paga të cilat paguheshin me paratë e buxhetit të shtetit. Administratorit të Fierit thotë se nuk  e mban mend se si i ka paguar 23 milionë euro po nga librat e Drejtorisë së Tatimeve, 23 milionë euro i ka marrë po Klodian Zoto.

Kompania BCG, në pronësi të Sevi Zani, punonjëse në inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit  ka bërë ofertën e pakërkuar për inceneratorin e më pas ia shet kompaninë Klodian Zotos.

Pjesë e garës ishte edhe kompania italiane “Energy Recuperator”, një javë pasi fitohet koncesioni prej 28 milion eurosh, shet aksionet me një vlerë prej 200 eurosh.

Administratori i inceneratorit të Fierit Loran Dusha, ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “HermesCommunication” ku ka qenë aksioner Ministri i z. Arben Ahmetaj.

Kompania koncesionare ka ndryshuar 3 herë vend ndërtimin e inceneratorit.

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier i vendos në dispozicion 10 troje publike.

Armando Subash zgjedh të vetmin truall i cili është privat, të cilën e shpronëson me çmim dyfish: 460 mln lekë. 

Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja vetë bëjnë abuzimin me buxhetin e shtetit, vetë miratojnë bilancet, vetë i çojnë faturat, vete bëjnë auditim dhe askush në qeveri, nuk mban përgjegjësi.   

Janë paguar 23 milionë euro për inceneratorin e Fierit dhe askush nuk e di ku kanë shkuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli