“A do t’i kalonit ju sot inceneratorët?” Belinda Balluku përgjigjet në Komisionin Hetimor

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:41
balluku komisioni incenerator 950x720

“A do t’i kalonit ju sot inceneratorët?” Belinda Balluku përgjigjet në Komisionin Hetimor

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:41

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së deputetit demokrat, Helidon Bushati, nëse do të miratonte apo jo kontratat për koncesionet e inceneratorëve, nëse do të kishte qenë ajo në krye të autoritetit kontraktues.

“Nëse do të zhvillohej një procedurë e tillë, a do ta kalonit?”, e pyeti Bushati. “Unë pyetjen tuaj e konsideroj orientuese, ose politike. Nuk do të jap përgjigje pasi nuk besoj që këtu kërkoni mendimin tim”, iu përgjigj Balluku.

Ministrja tha se nuk ka shkelje të ligjit, siç pretendon opozita, në faktin se i njëjti supervizor është caktuar për të tre inceneratorët. Ajo shtoi se e njëjta procedurë që është ndjekur për inceneratorin e Elbasanit do të ndiqet edhe për atë të Fierit. “Patjetër që edhe inceneratori i Fierit do të lincencohet për prodhimin e energjisë. Nuk do të ketë pretendime nga pala ndërtuese, pasi është e qartë që licenca është pjesë e investimit të bërë në PPP. Gjithçka do t’i kalojë Bashkisë Elbasan, dhe e njëjta procedurë do të ngjitet edhe për Fierin. Ju doni të ngrini një çështje që nuk ekziston”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.