Protesta në Elbasan e Durrës, romët dhe ‘’PAK’’ kundër diskriminimit nga shoqëria

Publikuar më: 21/2/2022, ora 17:17
KR Protestat ne Elb dhe Durres frame 316 1280x720

Protesta në Elbasan e Durrës, romët dhe ‘’PAK’’ kundër diskriminimit nga shoqëria

Publikuar më: 21/2/2022, ora 17:17

Një njoftim i ngjitur në një prej lokaleve të Elbasanit, ku kërkohej një pastruese jo me ngjyrë, ka ngjallur reagimin e komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët shprehen se ndihen të diskriminuar.

Vetë pronari i lokalit,  i pyetur, është shprehur se ai njoftim nuk ishte ngjitur prej tij, dhe duke e dënuar aktin. “Është gabim i madh që unë e dënoj, me këtë komunitet kam punuar vetë”, thotë pronari Fatmir Bakalli.  

Po pavarësisht kësaj, anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian shprehen se diskriminimin e ndjejnë çdo ditë thuajse në të gjithë fushat e jetës së tyre, sidomos në përpjekjet e tyre për t’u punësuar. Për këtë  arsye, ata kanë protestuar për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe institucionet.

Njoftimi që shkaktoi protestat e komuniteteve rom dhe egjiptiane

“Nuk dua të investigojmë rastin konkret, por rasti tregon për fenomenin e diskriminimit ndaj minoritetit rom dhe egjiptian, që është një plagë në shoqërinë shqiptare.

Ndërkohë, edhe një tjetër shtresë e shoqërisë ka protestuar në Durrës për diskriminim dhe trajtim të pabarbartë. Personat me aftësi ndryshe protestuan para bashkisë së Durrësit për të drejtat e tyre.

Edhe pse legjislacioni shqiptar garanton trajtim të barabartë dhe krijimin e kushteve për këto shtresa të shoqërisë, në realitet shumë pak bëhet në ndihmë të tyre.