“Qetësohu dhe pusho!”, Tabaku dhe Felaj përplasen në Komisionin Hetimor për inceneratorët

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:42
21 SHKURT KOMISIONI HETIMOR PER INCENERATORET frame 18580 1280x720

“Qetësohu dhe pusho!”, Tabaku dhe Felaj përplasen në Komisionin Hetimor për inceneratorët

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:42

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku, debatoi ashpër me nënkryetaren e komisionit, Ermonela Felaj, e cila kallëzoi penalisht Tabakun pasi, sipas saj, u takua me kreun e SPAK, Arben Kraja, pa u mandatuar nga komisioni.

“E organizova atë takim pasi u mandatova nga ky komision”, tha Tabaku. “Je duke prishur komisionin hetimor. A mund të pushosh? Qetësohu dhe pusho!”, iu drejtua Felajt. “Zonja Felaj është shembulli më i shëmtuar i mënyrës sesi zonjat bëjnë politikë. PS-ja është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jashtë dhe me fuqi të plota për të punuar në këtë komision”.

Tabaku tha se Felaj dhe disa deputetë të tjerë socialistë të komisionit duan të marrin peng punën, ndërkohë që nuk duhet të ishin fare të pranishëm në komision. “Ndërkohë që bën kallëzim penal për mua, bëje edhe për vete dhe anëtarët e tjerë të komisionit që keni qenë pjesë e strukturave pjesëmarrëse në procedurat për inceneratorët. Mendova se do të tërhiqej sepse ka konflikt të pastër interesi, por qëllimi paska qenë pengimi i hetimeve”, tha Tabaku.