Tabaku takohet me kreun e SPAK për inceneratorët: Kjo aferë do të shkojë deri në fund

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:43

Tabaku takohet me kreun e SPAK për inceneratorët: Kjo aferë do të shkojë deri në fund

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:43

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit Hetimor për inceneratorët, ka takuar, mëngjesin e së hënës, kreun e SPAK, Arben Kraja.

Pas takimit, Tabaku u shpreh se e kishte kërkuar ajo takimin për t’i shkuar deri në fund aferës së inceneratorëve.

“Takimi ishte për t’i shkuar kësaj çështjeje deri në fund, për t’i vendosur njëkohësisht në dispozicion të gjithë informacionin dhe dokumentet që komisioni do të ketë, njëkohësisht edhe raportin përfundimtar, për t’i siguruar që puna e komisionit hetimor, është në mbështetje të SPAK dhe për të nxitur SPAK dhe në asnjë rast në mbivendosje. Ne do të hetojmë këdo që ka përgjegjësi ligjore dhe administratore në këtë proces. Të tjerat do të duhet t’i luajë SPAK-u.

Ju siguroj që deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje, nuk ka asnjë cenim të kompetencave tona”, tha Tabaku.