Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Veliaj: Zoton dhe Mërtirin i njoh nga fotot me drejtuesit e PD në Zimbabve. Tabaku: Dëshmia e rreme përbën vepër penale

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 10:52 | Politikë
Veliaj: Zoton dhe Mërtirin i njoh nga fotot me drejtuesit e PD në

Dëshmia e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka nisur me debate.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, e pyeti Veliajn nëse njihte Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan. Veliaj u përgjigj: “I njoh pasi kam parë fotot me drejtuesit e PD në Zimbabve. I kam parë në foto me Gert Bogdanin, drejtuesin e marrëdhënieve me jashtë në PD”.

“Nuk kam kryer asnjë diskutim, apo udhëtim, jam njohur nga mediat me këto personazhe. Nëse kjo quhet njohje, atëherë i njoh”, iu përgjigj Veliaj.

Sipas Tabakut, kjo nuk ishte e vërtetë dhe i tha kryebashkiakut se “dëshmia e rremë përbën vepër penale”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë