Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

51 pyetje për Edi Ramën, kryeministri: Se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, nuk është në kompetencat e mia

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 12:27 | Politikë
51 pyetje për Edi Ramën, kryeministri: Se kush është miku i

Kryeministri Edi Rama është dëshmitari i radhës dhe i fundit që është paraqitur, këtë të mërkurë, në Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorëve.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, bëri të ditur fillimisht se janë 51 pyetje që do t’i bëhen kryeministrit Rama si dëshmitar.

Pjesë nga debati

Tabaku: A është Alqi Bllako, i cili përmes babait të tij, ka përfituar rreth 150 mijë dollarë, një pronar përfitues për këtë koncesion?

Rama: Ju sapo shkelët ligjin. Ju nuk keni faktuar asgjë në këtë komision, ju keni krijuar një opinion tuajin, të cilin mbajeni për vete.

Tabaku: A është Arben Ahmetaj një mik i afërt me 3 përfituesit e inceneratorëve, një nga pronarët përfitues?

Rama: E di që Big Brother ka krijuar një audiencë shumë të madhe, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, se kush zgjohet me kë, nuk janë të parashikuara në dispozitat kushtetuese të rolit të kryeministrit. Si kryeministër, kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem dhe të studioj miqësitë e secilit prej jush. Si dëshmitar, mendoj se sërish po shkelni ligjin. Si zoti Rama, jam i painteresuar se çfarë bëjnë të tjerët dhe kam refuzuar të jap llogari se çfarë bëj vet në jetën private.

https://a2news.com/2022/02/23/rama-nis-deshmine-ne-komisionin-per-inceneratoret-kam-ardhur-si-deshmitar-jo-per-te-zbardhur-aferen/

A2 CNN Livestream

Dita jonë