Boçi-Ramës: Këtu je dëshmitar, burrninë tregoje në vend tjetër. Debate në komisionin për inceneratorët

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:39

Boçi-Ramës: Këtu je dëshmitar, burrninë tregoje në vend tjetër. Debate në komisionin për inceneratorët

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:39

Komisioni hetimor për inceneratorët u përfshi nga debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Luçiano Boçi, pasi ky i fundit e pyeti nëse ka një vendim të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e Autoritetit Kontraktor në 2018. Deputeti i Elbasanit këmbënguli për të marrë përgjigjen kur pa se Rama po i shmangej pyetjes, por Rama foli për revolucionin që ai po udhëheq për pastrimin e Shqipërisë, ndërsa pyetjes së Boçit iu përgjigj se është këshilli i ministrave ai që merr vendime dhe jo kryeministri.

Boçi: A keni një vendim VKM për ndryshimin e Autoritetit Kontraktor në 2018? Mos bëj fluturime pse i shmangesh pyetjes? Jam shumë i saktë dhe insistoj? A kalon nga Ministria e Mjedisit në Ministrinë e Transportit dhe Energjetikës? Nuk dua përralla. Dua përgjigje të thjeshtë. A keni një vendim VKM për ndryshimin e Autoritetit Kontraktor në 2018?

Rama: Pse më ndërpret mua. Nuk ndërpritet tjetri ose unë e mbyll me ju. Ju pyesni e unë s’ përgjigjem. Unë do të jap përgjigjen që kam unë, jap respekt dhe pretendoj respekt. Mua këtu ose më trajtoni si dëshmitar, duke respektuar ligjin që ju ndalon të bëni komente fyerje dhe akuza. Ose nëse i bën këto ki durimin për këto punë. Doni ju respekt? Vetë më tërhiqni te këto? Po bëre komente do kesh përgjigje për komentin. Unë di këtë, jeni deputet i një qyteti që deri dje vuante si qen nga helmi, tymi, mbytja nuk hapnit dot dritaret. Sot Elbasani nuk ka më. Të gjitha këto janë punët e mia që Elbasani që po mbytej t’i hiqja lakun nga fyti dhe të marrë frymë lirisht dhe të mos hedhin plehra në lumenj.

Boçi: Do dalim te Elbasani, jepi përgjigje pyetjes sime

Rama: Do mbaroj unë këtë.

Boçi: Do dalim se e kam të ndërtuar grafikun e pyetjeve

Rama: Elbasani në 2014 tejkalonte normën e parashikuar për grimcat e pluhurit në masën 16.7%.

Boçi: Do të pyes për atë, të kam bërë një pyetje tjetër.

Rama: Do mbaroj unë këtë. Do ta kisha thënë 3 herë.

Rama: Nuk ka lindur ai burrë që mua më ndërpret kur kam të drejtën e fjalës.

Boçi: Këtu je dëshmitar. Burrninë tregoje në vend tjetër këtu je dëshmitar. Këtu e maske burrninë.

Rama: Sekretarët e partisë i kam pasur tmerr. Nuk e ndërpres. Elbasani në 2017 nuk ka tejkalim të normës së BE për grimcat e pluhurit dhe treguesit e monitoruar këtë kam bërë unë për Elbasanin. Unë nuk merrem me procedura, por udhëheq revolucionin mjedisor. Kryeministri është për të thënë ku do të shkojmë, spe dhe si do e bëjmë. Për procedurat ka një skuadër të  tërë që i dinë mirë procedurat e tyre. Unë jam shoferi, nuk jam anëtar i gjithë grupit që merret me gjithë mekanikën e makinës. Nuk mund të më pyesësh mua se ç’është ky kollodoku.

Boçi: Meqënëse Autoriteti Kontraktor është kollodoku, a ka një VKM për Autoritetin kontraktor.

Rama: Zoti Boçi, kryeministri  nuk bën vkm nuk ka në legjislacionin e RSH ndonjë instancë apo shkresë që titullohet RSH vendimet e kryeministrit. Por titullohet; Republika e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, vendim i Këshillit të Ministrave dhe nuk janë vendime që i merr duke ftuar ministrat si në sofër e duke u dhënë kafe. Nuk ndodh kështu dhe vendimet kalojnë një interprocedurial të strukturuar e debate dhe pasi marrin miratimin e të gjithë instancave teknike dhe unë aty bëj leximin dhe miratoj kështu që pyetja që bëni ju vjen ngaqë nuk e dini cilat janë punët e kryeministrit”.