Komisioni Hetimor për inceneratorët, Rama-Tabakut: Nuk i përgjigjem asnjë pyetjeje nga ju, nuk e meritoni

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:40

Komisioni Hetimor për inceneratorët, Rama-Tabakut: Nuk i përgjigjem asnjë pyetjeje nga ju, nuk e meritoni

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:40

Ka vazhduar i ashpër debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku.

Kreu i qeverisë dhe deputetja Tabaku, janë përplasur disa herë për mënyrën e drejtimit të seancës së komisionit dhe ndërprerjen e fjalës së njëri-tjetrit.

“Nuk ju përgjigjem më. Jeni në shkelje të ligjit. Do i dëgjoj të 51 pyetjet. Mos bëni asnjë koment. Mos flisni për lloj e lloj gjërash”, tha mes të tjerash Rama.