Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Komiteti i stabilizim-asociimit, kërkohet datë për tryezën ndërqeveritare dhe luftë kundër krimit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 20:25 | Politikë
Komiteti i stabilizim-asociimit, kërkohet datë për tryezën

Mungesa datës për konferencën e parë ndërqeveritare ishte një prej shqetësimeve kryesore të ministres së Jashtme Olta Xhaçka, në mbledhjen e 14-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri- BE. Xhaçka nënvizoi se bllokimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në dëm të Bashkimit Europian. “Ngërçi i krijuar, është në kurriz të rajonit, BE-së dhe vetë procesit të integrimit. Siguria e BE do të cenohej, nëse humbet ndikimi në rajonin e Ballkanin Perëndimor”, tha Xhaçka.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, u shpreh pro dhënies së një date për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë por deri sa ajo datë të vijë kërkoi nga institucionet vëmendje më të madhe ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe garantimit të lirisë së mediave. “Shqipëria duhet ta përdorë këtë kohë për të vijuar reformat e saj dhe për të mos humbur këto momente duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë atë në nivele të larta dhe menjë historik të fortë që duhet të krijohet dhe të tregohet. Shqipëria po ashtu duhet të sigurojë mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe të medias”, tha Soreca. Ndërsa Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, pati kritika veçanërisht për sistemin e drejtësisë.

Komiteti i stabilizim-asociimit pritet të miratojë edhe rekomandimet për autoritetet e Shqipërisë dhe ato europiane. Në draftin paraprak nënvizohet me shqetësim mungesa e një date për tryezën e parë ndërqeveritare ndonëse pranohet nga të gjithë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet. Me shqetësim shihet edhe niveli i lartë i korrupsionit i nënvizuar edhe në raportet e TI. Përmes dialogut politik, kërkohet të adresohen problemet me shit-blerjen e votës si dhe rrjedhjen e të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve, që ekspozon votuesit ndaj presionit politik, thuhet në draftin e rekomandimeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani