Rama nis dëshminë në Komisionin për Inceneratorët: Kam ardhur si dëshmitar, jo për të zbardhur aferën

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:40
Screenshot 14 6 1280x692

Rama nis dëshminë në Komisionin për Inceneratorët: Kam ardhur si dëshmitar, jo për të zbardhur aferën

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 11:40

Në nisje të dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama ftoi drejtuesen e komisionit, Jorida Tabakun, që të mos bëjë pyetje mbi opinione, por mbi dokumente ligjore.

Rama i tha Tabakut se debatin televiziv nuk duhet ta transportojë në këtë komision, të cilin e ka mbështetur që nga fillimi.

“Në këtë komision, është përsëritur akuza e grupit të strukturuar kriminal. Do ju kërkoja të bënit punën tuaj dhe do t’ju sugjeroja që mos eksportoni debatin parlamentar dhe televiziv. Mendoj që komisioni është shumë i rëndësishëm, i kam dhënë mbështetje të plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës. Nëse dëshironi të jemi të tillë deri në fund, respektoni ligjin deri në fund. Nuk kam ardhur këtu për të zbardhur aferën, ajo është në opinioni tuaj që e keni shprehur kudo. Këtu nuk mund ta shprehni, jeni anëtarë të një komisioni që po pyesni një dëshmitar. Unë nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë”, tha Rama.