Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama për inceneratorët: E vërtetë që nuk janë zgjidhje shumë e preferuar nga BE

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 12:33 | Politikë
Rama për inceneratorët: E vërtetë që nuk janë

Kryeministri Rama pranoi në Komisionin Hetimor se ndërtimi i inceneratorëve nuk është i preferuar nga Bashkimi Europian dhe kjo gjë është raportuar dhe në raportet e fundit.

Kreu i qeverisë sqaroi se në Shqipëri nuk janë ndërtuar inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë, sipas të gjitha standardeve.

Pjesë nga debati

Rama: Nëse do të më nxirrni jashtë çështjes, do ju përgjigjem si të doni ju. Mos m'u drejto me 3 emra se më trefishon përgjigjen. Nëse doni të eksportoni debatet që keni muaj të tërë që eksportoni bëjeni, por jeni në shkelje të ligjit dhe nuk i shërbejnë komisionit.

Tabaku: Nuk po flas për njerëz rruge, për ministrin tuaj, zv/kryeministrin tuaj, sekretarin. Ju kërkoj të fokusohemi te çështja. A jeni në dijeni se me vendimin për ndërtimin e inceneratorëve, jeni në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe kjo është shkruar dhe në 3 progres-raportet e fundit?

Rama: Fjalën aferë e përmendët ju. Përshtypjet tuaja, janë pa interes për mua. Kur flas mos më ndërprisni. Është një arenë ku publiku na shikon dhe na gjykon. Deri tani, nuk më keni pyetur për asnjë vendim qeverie. Nuk e di ku jam shmangur. Deri tani, më ke pyetur që njëri njeh njërin dhe të tre kanë shkuar atje. Dhe përgjegjësitë e liderit i lëmë për herë tjetër, pasi do ishte një temë e parehatshme për ju. Kthehemi te pyetja. BE-ja nuk është kundër.

Rama: BE-ja ka shprehu shqetësim sepse nuk është zgjedhja më e preferuar. BE-ja flet për nivelin e ulët të ndarjes në burim të mbetjeve dhe riciklimit sepse këto janë preferencat e BE-së. Ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë, incenerimi është pjesë e këtij procesi. Inceneratorët ishin impiante të viteve '70 që e digjnin produktin dhe nuk prodhonin energji. Është e vërtetë që për BE-në nuk është e preferuar, pasi riciklon masivisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë