Askush nuk fluturon mbi Ukrainë për shkak të sulmit rus

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 09:46
4953fed1 5cb0 4490 8b9e 84a50986bc35 1280x685

Askush nuk fluturon mbi Ukrainë për shkak të sulmit rus

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 09:46

Një imazh nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve nga Flightradar24 tregon hapësirën ajrore pothuajse të zbrazur mbi Ukrainën dhe Rusinë perëndimore dhe avionët në zonë që qëndrojnë larg kësaj vije kufitare.

Në orët e para të mëngjesit, Autoriteti i Aviacionit të Ukrainës nxori një njoftim për kufizimin e hapësirës ajrore të vendit, duke përfshirë këtu rajonet e Kievit, Dnipro, Lviv, Odessa and Simferopol.

Edhe rregullatorët europianë të aviacionit paralajmëruan se të gjithë avionët civilë që mund të fluturojnë pranë Ukrainës, mund të jenë të rrezikuar nga ndonjë sulm.