Bilanci provizor i luftës, Ukraina raporton 7 viktima

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 10:34
ukrainnn 1225x720

Bilanci provizor i luftës, Ukraina raporton 7 viktima

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 10:34

Policia ukrainase konfirmon se 7 persona kanë humbur jetën deri në këto momente, si pasojë e bombardimeve të ushtrisë ruse, në orët e para të mëngjesit.

Zyrtarët bëjnë me dije se si pasojë e sulmit ndaj një njësie ushtarake në Podilsk të Odesës, 6 ushtarë u vranë dhe 7 të tjerë u plagosën.

Një viktimë tjetër raportohet në Mariupol, ndërsa 19 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur.