Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kina refuzon të dënojë pushtimin rus të Ukrainës: SHBA po i hedh benzinë zjarrit

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 13:25 | Bota
Kina refuzon të dënojë pushtimin rus të Ukrainës: SHBA

Kina refuzoi të dënojë sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke iu bërë thirrje palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe duke akuzuar SHBA-në se po i hedh benzinë zjarrit.

Në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Jashtme, zëdhënësja e këtij institucioni, Hua Chunying, iu shmang pyetjeve të gazetarëve për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Ata përsëritën nëse Pekini do t'i konsideronte aktet e Rusisë një pushtim dhe nëse ato shkelnin integritetin territorial të Ukrainës.

Hua shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani