Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kreu i Shtëpisë së Bardhë reagon pas sulmit rus: Të flasim qartë kundër këtij agresioni

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 07:59 | Bota
Kreu i Shtëpisë së Bardhë reagon pas sulmit rus: Të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, pak minuta pas shpërthimeve të para nga sulmi i ushtrisë ruse.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë dënoi sulmin e paprovokuar të forcave ruse dhe deklaroi se shumë shpejt do të shpallen masat ndaj këtij vendi.

"Dënoj sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të forcave ushtarake ruse. Fola me Zelensky për hapat që do të ndjekim për të bashkuar dënimin e komunitetit ndërkombëtar dhe në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara."

Biden shtoi se Zelenky i kërkoi që të telefononte liderët e botës që të flasin qartë kundër agresionit të presidentit Putin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë