Momenti kur hidhet në erë baza ajrore ukrainase

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 17:15

Momenti kur hidhet në erë baza ajrore ukrainase

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 17:15

Momenti kur hidhet në erë një bazë ajrore ukrainase në qytetit Melitopol, në jug të vendit, është kapur nga kamerat. Video nisi të qarkullonte me shpejtësi në rrjet dhe është verifikuar nga CNN se bëhet fjalë për këtë bazë ajrore. Megjithatë, ende nuk është e qartë se cili ishte shkaku i shpërthimit.

Autoritetet amerikane të mbrojtjes thanë se sulmi që Rusia nisi ndaj Ukrainës përfshiu hedhjen e predhave të shumta nga toka, ajri dhe deti. Në operacion janë përfshirë rreth 75 avionë bombardues, sipas zyrtarëve amerikanë, ndërsa këmbësoria u fut edhe nga Bjellorusia.

Sipas amerikanëve, deri tani objektivat e Rusisë kanë qenë “bazat ushtarake dhe ajrore”, që do të thotë se janë goditur magazinat e municioneve dhe rreth dhjetë pista, tha një zyrtar. Megjithatë, ende nuk është bërë një bilanc i plotë i dëmeve dhe viktimave.

Rusi-Ukrainë, çfarë duhet të dini për luftën

  • Ukraina është shtet kufitar me Rusinë. Është shteti i dytë më i madh në Europë në sipërfaqe, dhe është pushtuar nga Rusia, shteti i parë më i madh në botë për nga sipërfaqja.
  • Ukraina ka një popullsi prej rreth 44 milionë banorë, Rusia 144 milionë.
  • Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se objektivi i tij është demilitarizimi i Ukrainës.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të luftojë për lirinë e vendit të tij.
  • Si një republikë e ish-Bashkimit Sovjetik, Ukraina ka lidhje të forta kulturore me Rusinë, dhe rusishtja është gjuhë e folur gjerësisht në vend.
  • Rusia ka aneksuar pjesë nga territori i Ukrainës që prej vitit 2014, kur mori Gadishullin e Krimesë.

Si nisi pushtimi i Ukrainës?

  • Në një fjalim televiziv në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës, Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi një “operacion ushtarak” në krahinën lindore të Ukrainës, Donbas
  • Putin tha se Rusia po vepronte për vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzonin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e huaja kundër Rusisë do të ketë përgjigje të menjëhershme, tha Putin.
  • Kievi thotë se Rusia ka goditur me predha infrastrukturën ukrainase. Gjithashtu, thotë se ka rrëzuar disa avionë luftarakë rusë, deklaratë që mohohet nga Moska.
  • Karvanët me trupa dhe tanke ruse kanë hyrë në Ukrainë nga disa drejtime. Një karvan u fut edhe nga kufiri me Bjellorusinë, në veri të Kievit. Një tjetër nga Krimea, në jug. Gadishulli është gjithashtu pjesë e Ukrainës, por është aneksuar nga Rusia që në vitin 2014.
  • Në Kiev janë krijuar radhë të gjata me makina që duan të largohen nga kreyqyteti. Banorë të tjerë kanë kërkuar strehë në metro.
  • Çmimi i naftës u rrit në 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në 7 vite. Monedha ruse, rubla, pësoi zhvlerësimin më të madh ndonjëherë kundër dollarit dhe euros.