Momenti kur sulmohet me predha aeroporti ukrainas, pranë kufijve të NATO-s

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 09:52

Momenti kur sulmohet me predha aeroporti ukrainas, pranë kufijve të NATO-s

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 09:52

Momenti kur aeroporti i një qyteti ukrainas në perëndim të vendit sulmohet me predha, është kapur në kamera nga gazetari i Zërit të Amerikës në Ukrainë, Ostap Yarysh.

Sipas tij, predhat ruse bombardojnë aeroportin e qytetit Ivano-Frankivsk, një qytet që ndodhet vetëm 150 kilometra larg Polonisë dhe Rumanisë, sipas Yarysh. Në rrjetet sociale po postohen vazhdimisht foto dhe video të pasojave të pushtimit rus të Ukrainës. Sipas Moskës, po shënjestrohen vetëm bazat ushtarake dhe nuk ka viktima civile, por Kievi pretendon të kundërtën.