Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nga Tirana në vendlindjen e Putin, protesta kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 19:41 | Fotolajme

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nga prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën të cilët kanë planifikuar protesta, duke i bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin të ndalojë sulmin. Nga Tirana në Shën Petërburg, Paris, Londër, Tokio, Norvegji, Barcelonë e SHBA, protestuesit janë solidarizuar me popullin ukrainas dhe i kanë bërë thirrje presidenti rus të ndalë sulmet.

Protestat shpërthyen në të gjithë Rusinë të enjten në mbrëmje, dhe në qytetin e Vladimir Putin, ndërsa qytetarët protestuan kundër sulmit të vazhdueshëm të presidentit rus në Ukrainë. Por Policia, duke parashikuar trazirat, lëvizi me shpejtësi për të parandaluar protestat, duke arrestuar paraprakisht aktivistë të njohur para se të arrinin në vendin ku zhvillohej protesta.

OVD-Info, një faqe interneti e pavarur për monitorimin e policisë, raportoi rreth 170 arrestime që nga pasditja e së enjtes në mitingje kundër luftës në qytetet ruse si Moska, Shën Petersburg dhe të tjerë. Protestuesit që ecnin nëpër një rrugë, thërrasin "Jo luftës!"

Protestuesit janë mbledhur edhe në ambasadën ruse në Tiranë. Me qirinj dhe flamurin ukrainas në dorë ata shprehin solidaritet me Ukrainën dhe kërkojnë ndërprerjen e sulmeve.

Protestuesit janë dyndur drejt ambasadës ruse në Berlin, duke dënuar urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin për të vendosur trupa në rajonet separatiste në Ukrainën lindore.

Njerëzit valëvitnin flamuj të Ukrainës verdhë-blu dhe brohoritnin, "Ne qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën!" Të martën në mbrëmje, ata u mblodhën gjithashtu përpara ndërtesës pranë portës së Brandenburgut të kryeqytetit gjerman.

Disa mbanin pankarta ku thuhej "Ukraina do të rezistojë", "Thuaj jo Putinit" ose "Zbatoni sanksionet menjëherë". Të tjerët ishin mbështjellë me flamuj të mëdhenj ukrainas.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani