Presidenti i Ukrainës: 40 ushtarë dhe 10 civilë janë vrarë nga sulmet e Rusisë

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 15:40

Presidenti i Ukrainës: 40 ushtarë dhe 10 civilë janë vrarë nga sulmet e Rusisë

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 15:40

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se 40 ushtarë janë konfirmuar të vdekur, ndërsa me dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, që prej fillimit të pushtimit rus.

Ndërkohë, Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit, ka thënë se veç viktimave në radhët e ushtrisë, kanë mbetur të vdekur edhe 10 civilë.

ÇFARË DIHET DERI TANI?

  • Në një fjalim televiziv në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës, Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi një “operacion ushtarak” në krahinën lindore të Ukrainës, Donbas.
  • Putin tha se Rusia po vepronte për vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzonin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e huaja kundër Rusisë do të ketë përgjigje të menjëhershme, tha Putin.
  • Kievi thotë se Rusia ka goditur me predha infrastrukturën ukrainase. Gjithashtu, thotë se ka rrëzuar disa avionë luftarakë rusë, deklaratë që mohohet nga Moska.
  • Karvanët me trupa dhe tanke ruse kanë hyrë në Ukrainë nga disa drejtime. Një karvan u fut edhe nga kufiri me Bjellorusinë, në veri të Kievit. Një tjetër nga Krimea, në jug. Gadishulli është gjithashtu pjesë e Ukrainës, por është aneksuar nga Rusia që në vitin 2014.
  • Sipas njoftimeve paraprake, të paktën 8 ushtarë ukrainas janë vrarë.
  • Në Kiev janë krijuar radhë të gjata me makina që duan të largohen nga kreyqyteti. Banorë të tjerë kanë kërkuar strehë në metro.
  • Ukraina ka shpallur ligjin Marshall. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kubela, ka bërë thirrje për sanksione shkatërruese, përfshi edhe përjashtimin e Rusisë nga sistemi sëift i transfertave bankare.
  • Çmimi i naftës u rrit në 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në 7 vite. Monedha ruse, rubla, pësoi zhvlerësimin më të madh ndonjëherë kundër dollarit dhe euros.