Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Rusia kaloi vijën e kuqe”, Bashkurti: Putin synon të zëvendësojë regjimin politik të Kievit me kukulla të Kremlinit

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 20:31 | Aktualitet
“Rusia kaloi vijën e kuqe”, Bashkurti: Putin synon të

Rusia tejkaloi vijën e kuqe duke shkelur parimet universale të së drejtës ndërkombëtare parimet e sigurisë euroatlantike dhe marrëveshjet shumëpalëshe. Kështu u shpreh në studion e Debatit me Alba Alishanin diplomati Lisien Bashkurti, duke komentuar zhvillimet e fundit në Ukrainë pas pushtimit rus.

Ai thekson se sulmi i Rusisë në Ukrainë kërcënon paqen dhe sigurinë globale teksa e konsideron Putinin hitler të kohëve moderne që synon demilitarizimin e Ukrainës dhe ndryshimin e regjimit politik të Kievit.

“Është sulm ushtarak mbi paradhomën e Europës dhe kërcënim i paqes dhe sigurisë globale. Ne mund ta quajmë Rusinë vend agresor dhe Putin-Hitler i kohëve moderne. Ai synon disa hapa fortifikimin e  dy republikave të shpallura nga Rusia, shtrirjen e një korridori territorial dhe konsolidimi i pozitave strategjike në Krime për të marrë në kontroll detin Azov dhe Detin e Zi. Synon që të godasë bazën e rëndësishme strategjike për të siguruar demilitarizim makro të vendit dhe të ndryshojë regjimin politik të Kievit dhe t’i zëvendësojë me kukulla të Kremlinit”.

Për Bashkurtin strategjia e Putinit duhet të ndalet se do të ketë pasoja katastrofike.

“Nuk ka mëdyshje që strategjia afatgjatë e Putin është rikthimi i pozitave gjeopolitike të Federatës Ruse në ato të Bashkimit Sovjetik pas luftës së dytë botërore. Kjo u tha publikisht në mënyrë të drejtpërdrejt  dhe mes rreshtave, kritikat kundër veprime të aleancës e krijimit të zonave të sigurisë tregon se ai ka një strategji që është mirë të ndalet sa më herët, se pasojat do të jenë të paparashikueshme se liderë të tillë ne çdo moment mund të shtypin edhe butona që janë me pasoja katastrofike”.

Ai thotë se aleanca euroatlantike duhet të reagojë ndaj Rusisë dhe goditja e parë do të jenë sanksionet ekonomike.

“Ukriana është vend i madh me mbi 44 mln banorë popull, trim i provuar ka aftësi mbijetuese organizuese të menaxhimit të brendshëm, ka një qartësi mbi orientimin gjeostrategjik dhe ka lufta hibride do të jetë e gjatë dhe Rusia nuk mund ta pushtojë gjatë Ukrainën. Aleanca do të reagojë dhe goditja e parë është me sanksione ekonomike. Do të goditet kapaciteti i Rusisë, lufta është konsumatorja më e madhe e ekonomisë dhe goditja që po i bëhet është rrethore. Rusia do të jetë në një rreth të hekurt me pasoja të mëdha. Aleanca e atlantikut do të marrë masa për fortifikimin e gardhit mbrojtës dhe kjo do të thotë që aleanca ka edhe bazën ligjore që reagon kolektivisht për mbrojtjen e çdo anëtari që i rrezikohet siguria”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë