Rusia merr Çernobilin pas një beteje të ashpër

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 19:41

Rusia merr Çernobilin pas një beteje të ashpër

Përditësuar më: 24/2/2022, ora 19:41

Trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit, tha zëdhënësja e impiantit, Yevgeniya Kuznetsovа, për CNN.

Për marrjen e centralit u zhvillua një betejë e ashpër mes trupave ruse dhe atyre ukrainase. Sipas videove që qarkullojnë online, tanket ruse u panë brenda centralit bërthamor që ndodhet vetëm 100 kilometra larg Kievit.

Ushtria ukrainase tha se gjendja e magazinës bërthamore është “e panjohur”.

Marrja e centralit famëkeq bërthamor u paralajmërua nga Presidenti Zelensky. Nga viti i rrjedhjes së materialit radiokativ, më 1986, që më pas në mënyra të ndryshme u shpërnda në të gjithë Europën, centrali ka qenë i mbrojtur nga një kupolë betoni për të shmangur rrezatimet.