Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Rusia mund të hyjë në mes të Europës” apo “Putin po luan blof, nuk ka kapacitete ndaj NATO-s”? Ekspertët ndahen mbi rrezikun për Ballkanin

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 22:03 | Bota
“Rusia mund të hyjë në mes të Europës” apo

Shqetësimi për Kosovën, në kontekstin e konfliktit të Ukrainës,  është i lartë. Presidenti serb ishte i  vetmi lider në Ballkan që sot nuk kishte fjalë dënimi ndaj Moskës.

Sipas diplomatit Lisen Bashkurti, “nuk ka dyshim që rreziku për zhvendosje në Ballakan është shumë i madh për shkak të rrezikut rus të drejtpërdrejt dhe të tërthorët.

Rreziku i parë vjen për faktin se po të vështrojmë në hartografi, Rusia është tashmë prezente në kufijtë e Ballkanit, rrezikon Rumaninë e Bullgarinë, dhe përmes Detit të Zi mund të hyjnë në Danub, në qendër të Europës.

Rreziku i tërthorët vjen nga fakti që Rusia ka investuar shumë në një partner të fortë si Serbia, që po kopjon modelin rus në Ballkan, duke abuzuar me pakicat serbe në Kosovë, Bosnje dhe Mal të Zi, duke rritur serbocentrizmin në Ballkan, dhe duke provokuar kriza të ngrira si në veri të Kosovës ose në Republikën Srpska”.

https://a2news.com/2022/02/24/rusia-kaloi-vijen-e-kuqe-bashkurti-putin-synon-te-zevendesoje-regjimin-politik-te-kievit-me-kukulla-te-kremlinit/

Sipas Bashkurtit, “Ballkani është shumë i kërcënuar. Sot kryetari i Parlamentit Dacic u shpreh në favor të Rusisë, ndërkohë që qëndrimi i Vucic ishte më i paqartë dhe ambivalent, por Beogradi duhet të qartësoi pozicionimin e tij në ditët në vijim”.  

Ndërkohë, për ekspertin e sigurisë Adrian Shtuni, rreziku është më i kufizuar, ndërkohë që Putin ka ndërmarrë një blof me pasoja të paparashikueshme.  

“Sot më pak se 2 orë më pare, EUFOR deklaroi se do të çojë 500 trupa në Bosnje, thjesht një sinjal por i rëndësishëm që nuk do të lejohet destabilizim i  mëtejshëm. Ballkani ka vetëm dy vrima ku nuk ka anëtarë të NATO-s, përveç Bosnjes, dhe Serbisë, ndërkohë që gjithsesi në Kosovë ka baza të NATO-s. Të godasësh një bazë të NATO-s është sikur të godasësh 55% të ekonomisë të botës. As në ëndërr Putini do të hyjë në konflikt me NATO-n, ai po luan një blof, duke luajtur me armët nukleare. Por ky është një absurd, se do të çonte në holokaust.  Për më shumë, ai po sulmon një vend sovran, i dyti më i madhi në Europë, por nuk ka kapacitetin për ta mbajtur, nuk ka as burimet njerëzore të duhura.

Nga ana tjetër analisti Plator Nesturi i sheh pasojat edhe përtej kontinentit. “Problematika  e madhe është që do ketë dy kriza të ndara, ajo ukrainase me atë të Taivanit, që mund të çojë Rusinë në krah të Kinës. Nuk ka fuqi për ta tretur Rusia territorin e Ukrainës, por i duhen zgjidhje të shpejta për të krijuar një qeveri kukull në Kiev”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani