Sulmi në Ukrainë, Zelensky: Vendosëm të ndërpresim marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Publikuar më: 24/2/2022, ora 11:08
Untitled collage 2022 02 24T110652.350 1280x720

Sulmi në Ukrainë, Zelensky: Vendosëm të ndërpresim marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Publikuar më: 24/2/2022, ora 11:08

Ukraina ka vendosur të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, pas sulmit ushtarak brenda territorit të saj.

Lajmi u dha nga presidenti, Volodymyr Zelensky, gjatë një deklarate për shtyp, drejtuar popullit ukrainas.

“Ky mëngjes ka hyrë në histori, por kjo histori është absolutisht e ndryshme për vendin tonë dhe Rusinë. Dhe ne kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë”, tha Zelensky.

Gjithashtu, presidenti Zelensky ofroi armë për të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë vendin e tyre nga ky agresion i Rusisë.