Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tanket ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, po zhvillohen luftime

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 12:08 | Bota

Tanket ruse raportohet të jenë futur edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Sipas raportimeve të BBC, në qytet po zhvillohen luftime. Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë disa tanke në flakë. Sipas raportimeve të paverifikuara, bëhet fjalë për tanke ruse, të shkatërruara nga forcat ushtarake ukrainase.

Shpërthime dhe goditje me predha janë dëgjuar e parë edhe në qytetë të tjera të Ukrainës, pas dhënies së urdhrit nga Putin për t’u futur në shtetin fqinj. Pas vendimit, Presidenti i Ukrainës, Zelensky, deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që kush dëshiron, mund të armatoset nga shteti.

Çfarë dihet deri tani

  • Në një fjalim televiziv në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës, Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi një “operacion ushtarak” në krahinën lindore të Ukrainës, Donbas
  • Putin tha se Rusia po vepronte për vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzonin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e huaja kundër Rusisë do të ketë përgjigje të menjëhershme, tha Putin.
  • Kievi thotë se Rusia ka goditur me predha infrastrukturën ukrainase. Gjithashtu, thotë se ka rrëzuar disa avionë luftarakë rusë, deklaratë që mohohet nga Moska.
  • Karvanët me trupa dhe tanke ruse kanë hyrë në Ukrainë nga disa drejtime. Një karvan u fut edhe nga kufiri me Bjellorusinë, në veri të Kievit. Një tjetër nga Krimea, në jug. Gadishulli është gjithashtu pjesë e Ukrainës, por është aneksuar nga Rusia që në vitin 2014.
  • Sipas njoftimeve paraprake, të paktën 8 ushtarë ukrainas janë vrarë.
  • Në Kiev janë krijuar radhë të gjata me makina që duan të largohen nga kreyqyteti. Banorë të tjerë kanë kërkuar strehë në metro.
  • Ukraina ka shpallur ligjin Marshall. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kubela, ka bërë thirrje për sanksione shkatërruese, përfshi edhe përjashtimin e Rusisë nga sistemi swift i transfertave bankare.
  • Çmimi i naftës u rrit në 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në 7 vite. Monedha ruse, rubla, pësoi zhvlerësimin më të madh ndonjëherë kundër dollarit dhe euros.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli