BE përgatit sanksione individuale për Putin dhe Lavrov

Publikuar më: 25/2/2022, ora 17:04
Putin lavrov 1280x720

BE përgatit sanksione individuale për Putin dhe Lavrov

Publikuar më: 25/2/2022, ora 17:04

Bashkimi Europian do të sanksionojë drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov, si përgjegjës për sulmin rus ndaj Ukrainës.

Lajmin e dha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, teksa po i drejtohej Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po zhvillohet në Bruksel.

Sipas saj, Putin dhe Lavrov “janë përgjegjës për faktin që njerëz të pafajshëm po vdesin në Ukrainë, për faktin që kanë kapërcyer çdo ligj ndërkombëtar, ne si europianë nuk mund ta pranojmë këtë”.

Bashkimi Europian zyrtarizoi dje një seri masash kundër Rusisë dhe kryesisht interesave të saj financiare.