Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bombardohet gjatë natës Kievi, sirenat e alarmit ushtojnë deri në mëngjes

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 07:45 | Bota

Një sulm i rëndë ajror me raketa dhe armë të rënda goditi kryeqytetin ukrainas Kiev gjatë natës, por "mbrojtja ajrore e qytetit zmbrapsi me sukses sulmin".

Këtë e kanë raportuar mediat lokale, duke thënë se fragmentet e një avioni rus, me sa duket një dron, dhe një sërë raketash janë kapur dhe kanë rënë mbi dy ndërtesa banimi, të cilat morën flakë.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, raportoi se tre persona u plagosën, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit, ushtria ukrainase shkatërroi qëllimisht një urë në rrethinat e kryeqytetit për të penguar avancimin e trupave ruse.

Nga dëshmitë që vijnë nga Kievi, sirenat e alarmit kanë qenë aktive në mbarë qytetin, deri në orët e para të mëngjesit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë