Me 200 helikopterë, rusët marrin nën kontroll aeroportin në Kiev

Përditësuar më: 25/2/2022, ora 14:11
ukrainaaaa 1172x720

Me 200 helikopterë, rusët marrin nën kontroll aeroportin në Kiev

Përditësuar më: 25/2/2022, ora 14:11

Forcat ruse raportohet se kanë marrë nën kontroll pak pas mesditës së të premtes aeroportin në Hostomel, pranë Kievit.

Lajmi është raportuar fillimisht nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, ndërsa është publikuar më pas edhe nga BBC.

Media ruse ka raportuar se mbi 200 helikopterë rusë janë përdorur në operacionin për marrjen e aeroportit. Po ashtu, theksohet se Kievi tashmë është i “bllokuar nga Perëndimi”. Rusët arritën ta merrnin në kontroll edhe një ditë më parë këtë aeroport, por forcat ukrainase vepruan shpejt dhe arritën kontrollin, por sot janë dorëzuar.