Pas BE-së, edhe SHBA vendos sanksione ndaj Vladimir Putin

Përditësuar më: 25/2/2022, ora 21:14
putin 3 1280x720

Pas BE-së, edhe SHBA vendos sanksione ndaj Vladimir Putin

Përditësuar më: 25/2/2022, ora 21:14

Pas Bashkimit Europian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione mbi presidentin rus Vladimir Putin, pas vendimit të tij për të filluar një luftë të hapur me Ukrainën.

Vendimi vjen pasi presidenti Joe Biden ditën e djeshme e kishte cilësuar një sanksion individual.

Më herët sanksione të tilla, për Putin dhe Sergey Lavrov, ishin vendosur edhe nga Bashkimi Europian, sipas deklaratës së ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock.