Stoltenberg: Rusia i ka dhënë fund paqes në Europë, synimet e Kremlinit nuk mbarojnë me Ukrainën

Përditësuar më: 25/2/2022, ora 19:29
I9tTqt H 1280x720

Stoltenberg: Rusia i ka dhënë fund paqes në Europë, synimet e Kremlinit nuk mbarojnë me Ukrainën

Përditësuar më: 25/2/2022, ora 19:29

Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg, pas samitit të Aleancës doli në një konferencë për shtyp mbi situatën ne Ukrainë, ku tonet ishin të prera dhe dramatike. “Kjo krizë na përfshin të gjithëve. Rusia ka dhënë përfundim paqes në Europë. Ukrainasit po luftojnë për lirinë për shkak të një sulmi që po shkakton një numër të madh viktimash. Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë këtë luftë të pakuptimtë. Kjo luftë nuk do ta bëj Rusinë një vend më të fortë dhe të respektuar”.

Stoltenberg shtoi edhe një element që mund të nënkuptojë një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit. “Synimet e Kremlinit nuk ndalojnë me Ukrainën. Rusia ka kërkuar një marrëveshje detyruese që NATO të bllokojë zgjerimin e saj, dhe që të tërheqë çdo infrastrukturë dhe armatim nga vendet që janë anëtarësuar pas vitit 1997”, duke iu referuar praktikisht të gjitha vendeve të Europës lindore, përfshirë këtu Shqipërinë. Stoltenberg shtoi se vende si Moldavia dhe Bosnja duhen monitoruar nga ndikimi rus që mund t’i destabilizoi.    

“Po përjetojmë një moment pasigurie, bota do te gjykojë Rusinë dhe Bjellorusinë si përgjegjëse për këtë situatë. Vendimi i presidentit Putin është një gabim i madh qe vendi i tij do të paguaje ne vitet ne vijim. Ne duhet të jemi gati të bëjmë më shumë, edhe në qoftë se kjo do të thotë të paguajmë një çmim”, tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO ka  më shumë se 100 avionë dhe mbi 120 anije të gatshme, dhe se nuk ka asnjë dyshim që ne jemi gati të mbrojmë çdo aleat, çdo anëtar të aleancës së NATO-s, duke aktivizuar për herë të parë në historinë e kësaj organizate Forcën e Reagimit, nga momenti që bombardimet kanë arritur vetëm 70 kilometra nga kufiri i një vendi NATO si Polonia.