Subvencionimi i fermerëve, u thirrën për aplikim online, por procesi nis me bllokim

Publikuar më: 25/2/2022, ora 16:07
Kr Fermeret e Gjirokastres frame 853 1280x720

Subvencionimi i fermerëve, u thirrën për aplikim online, por procesi nis me bllokim

Publikuar më: 25/2/2022, ora 16:07

Ka nisur me bllokim procesi i aplikimit online për subvencionimin e fermerëve në bashkinë e Gjirokastrës. Kjo si pasojë e mungesës së sistemit ku bëhet aplikimi. Vetë fermerët e shumtë që kanë qenë të interesuar të aplikojnë që në ditën e parë e pohojnë këtë fakt, teksa ishin në pritje në zyrat e aplikimit.

Nga ana tjetër, Koordinatori i AZHBR për rajonin jugor, Halil Leskaj bën me dije se është e vërtetë që ka pasur problem me sistemin, por afatet janë deri në një muaj dhe nuk ka vend për panik.

Këtë vit, fermerët do të aplikojnë për subvencion në tri skema, atë të bagëtive të imëta, të gjedhëve dhe të naftës pa akcizë.