Zelensky përsërit kërkesën ndaj Putin: Të ulemi në tryezën e bisedimeve

Publikuar më: 25/2/2022, ora 13:08
961034ce 2748 44cf 977c 49c6a282834f

Zelensky përsërit kërkesën ndaj Putin: Të ulemi në tryezën e bisedimeve

Publikuar më: 25/2/2022, ora 13:08

Gjatë fjalimit të radhës për popullin ukrainas, presidenti Volodymyr Zelensky përsëriti kërkesën drejtuar homologut Putin për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

“Përsëris thirrjen ndaj presidentit të Federatës Ruse. Po zhvillohen luftime në territorin ukrainas. Le të ulemi për bisedimet dhe t’i japim fund vdekjes së të pafajshmëve”, shprehet Zelenesky.

Mes të tjerash, presidenti ukrainas përsëriti reagimin e dobët të perëndimit, si dhe iu bëri thirrje qytetarëve të Europës të dalin në protesta të mëdha kundër kësaj lufte.