Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dëshmonin rezistencën e fortë dhe humbjet domethënëse, pas Facebook Kremlini bllokon edhe Twitter

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 18:25 | Teknologji
Dëshmonin rezistencën e fortë dhe humbjet domethënëse,

Moska shpall një tjetër luftë, kësaj radhe ndaj rrjeteve sociale, ndërkohë që beteja për marrjen e Kievit është në fazat e saj më të nxehta.

Fushata ushtarake e Putin duket sikur po ngadalëson nga rezistenca më e fortë sesa pritej nga ushtria ukrainase, por edhe nga popullsia lokale tashmë e armatosur, duke i shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse. Por pamjet e shumta amatoriale që dëshmojnë këtë drejtim pothuajse të papritur të luftës, si dhe protestat e shumta kundër luftës në Rusi, po detyron Kremlinin të kufizojë aksesin e mediave sociale.

https://a2news.com/2022/02/26/televizionet-ruse-asnje-raportim-te-luftes-ne-terren-pamjet-jane-te-regjistruara-kohe-me-pare/

Të premten, aksesi në Facebook për shtetasit rus u kufizua nga autoritetet e Moskës me arsyen se platforma e njohur, që tashmë përmblidhet në kompaninë Meta, kishte nga ana e saj censuruar lajmet e agjencive shtetërore ruse, si kanali Zvezda i Ministrisë së Mbrojtjes dhe agjencitë e shtypit Ria Novosti si dhe të tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë