Luftime në Kiev, civilët lëshojnë “breshëri” me Molotov ndaj tankut rus

Përditësuar më: 26/2/2022, ora 13:02

Luftime në Kiev, civilët lëshojnë “breshëri” me Molotov ndaj tankut rus

Përditësuar më: 26/2/2022, ora 13:02

Luftimet për të siguruar kontrollin e Kievit kanë mbërritur shumë pranë kryeqytetit të Ukrainës. Beteja të ashpra raportohet se po zhvillohen në disa pika hyrëse, ku nuk kanë munguar edhe goditjet e infrastrukturave civile.

Në këtë përballje janë përfshirë edhe vetë popullsia civile, e armatosur nga qeveria për t’u mbrojtur nga agresioni rus. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale duket momenti kur, ndërsa një tank rus po kalon në mes të rrugës, një “breshëri” bombash Molotov hidhen në drejtim të tij nga civilët e fshehur aty pranë. Banorët vendas kanë ngritur disa barrikada në disa rrugë të qytetit për të frenuar avancimin rus.

Dita e tretë e sulmit rus, çfarë duhet të dini

  • Luftimet përreth Kievit kanë vijuar përgjatë natës. Ushtria ukrainase thotë se ka arritur të zmbrapsë forcat ruse nga bazat e saj pranë qyteteve kryesore.
  • Një godinë banimi në Kiev është dëmtuar nga bombardimet.
  • Në mëngjes, Presidenti Volodymyr Zelensky postoi një video të tij në qendër të Kievit, duke hedhur poshtë raportimet se kishte urdhëruar dorëzimin dhe u zotua se Ukraina do të mbrohej.
  • Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë nën kontroll qytetin juglindor Melitopol, por Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se ka dyshime mbi këtë pretendim.
  • Rreth 25 shtete të ndryshme kanë rënë dakord që të ndihmojnë Ukrainën me armatime.
  • Ministria ukrainase e Shëndetësisë thotë se deri tani 198 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe dy fëmijë, dhe më shumë se 1000 persona janë plagosur.
  • Polonia refuzon të luajë kundër Rusisë në mars një ndeshje futbolli të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
  • Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 100 mijë persona janë larguar nga Ukraina në 48 orët e fundit.