Medvedev reagon pas sanksioneve: Pushtimi i Ukrainës do të vazhdojë deri sa Putin të arrijë qëllimet

Përditësuar më: 26/2/2022, ora 12:37
medvedev 1009x720

Medvedev reagon pas sanksioneve: Pushtimi i Ukrainës do të vazhdojë deri sa Putin të arrijë qëllimet

Përditësuar më: 26/2/2022, ora 12:37

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev thotë se Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin.

Deklarata erdhi pas një valë sanksionesh ndaj Rusisë të shpallura nga vendet perëndimore.

Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, shkroi në rrjetin rus të mediave sociale VK se është koha për të “bllokuar ambasadat”.

Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë, derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga presidenti Vladimir Putin. Por është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit.

Medvedev dënoi edhe pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, por theksoi se kjo i ofroi Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje në ligjin rus.