Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pas Putin dhe Lavrov, BE miraton sanksione të tjera për ekonominë, teknologjinë dhe vizat

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 08:49 | Bota
Pas Putin dhe Lavrov, BE miraton sanksione të tjera për

Bashkimi Europian ka miratuar sanksione kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të punëve të jashtme Sergej Lavrov. BE gjithashtu ka miratuar sanksione të tjera individuale dhe ekonomike që mbulojnë: financat, energjinë, transportin, teknologjinë dhe politikën e vizave.

Ky vendim zbaton me shpejtësi konkluzionet e Këshillit Evropian të 24 shkurtit dhe tregon unitetin dhe vendosmërinë e Bashkimit Evropian, së bashku me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, për të mbrojtur rendin e paqes dhe të drejtën ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e BE.

Më 23 shkurt 2022, Këshilli ra dakord për një paketë të parë sanksionesh në përgjigje të njohjes nga Rusia të zonave të kontrolluara joqeveritare të rajoneve Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë si entitete të pavarura.

Që nga marsi 2014, BE-ja ka vendosur në mënyrë progresive masa kufizuese në përgjigje të aneksimit të Krimesë në 2014, vendimit për të njohur zonat e kontrolluara joqeveritare të rajoneve Donetsk dhe Luhansk si entitete të pavarura në vitin 2022, agresionit ushtarak të paprovokuar dhe i pajustifikuar kundër Ukrainës në vitin 2022.

BE-ja ka vendosur lloje të ndryshme masash kufizuese, si masat kufizuese individuale (ngrirje e aseteve dhe kufizime të udhëtimit), kufizime në marrëdhëniet ekonomike me Krimenë dhe Sevastopolin dhe me zonat e kontrolluara joqeveritare të Donetskut dhe Luhanskut, sanksionet ekonomike, kufizime në bashkëpunimin ekonomik.

Në vitin 2014, samiti BE-Rusi u anulua dhe vendet anëtare të BE-së vendosën të mos zhvillojnë samite të rregullta dypalëshe me Rusinë. Bisedimet dypalëshe me Rusinë për çështjet e vizave, si dhe për marrëveshjen e re midis BE-së dhe Rusisë, u pezulluan.

Në vend të samitit të G8-ës në Soçi, një takim i G7-ës u mbajt, pa Rusinë, në Bruksel më 4-5 qershor 2014. Që atëherë, takimet kanë vazhduar në kuadër të procesit të G7.

Vendet e BE-së mbështetën gjithashtu pezullimin e negociatave mbi anëtarësimin e Rusisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

Në shkurt 2022, pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, BE-ja vendosi që diplomatët, zyrtarët e tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit nuk mund të përfitojnë më nga dispozitat për lehtësimin e vizave, të cilat lejojnë akses të privilegjuar në BE. Ky vendim nuk prek qytetarët e zakonshëm rusë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani