Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

5 mijë armë antitanke, edhe Suedia dërgon armë në Ukrainë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 19:37 | Bota
5 mijë armë antitanke, edhe Suedia dërgon armë në

Pas thirrjeve të vazhdueshme të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për ndihmë, më në fund shumë shtete kanë vendosur të dërgojnë armë dhe municione për ushtrinë ukrainase.

Edhe Suedia ka bërë të ditur se do të dërgojë armatime të rënda në mbështetje të ushtrisë ukrainase në betejën e tyre ndaj Rusisë. Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha se kjo është hera e parë që shteti nordik do të dërgojë armë në një konflikt të armatosur që nga pushtimi sovjetik i Finlandës në vitin 1939.

Mes municioneve që do të dërgohen në Ukrainë janë edhe 5 mijë armë antitanke. Ky vendim i Suedisë vjen pak orë pasi Bashkimi Europian bëri të ditur se do të blinte armë dhe do t’i dërgonte ato në Ukrainë, hera e parë që ndërmerret një veprim i tillë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë