Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Çfarë është SWIFT dhe si dëmtohet Rusia nëse përjashtohet?

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 09:13 | Bota
Çfarë është SWIFT dhe si dëmtohet Rusia nëse

Në orët e fundit janë shtuar zërat nga Bashkimi Europian dhe SHBA për të forcuar më tej sanksionet ndaj Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj ushtarake në Ukrainë.

Pas bllokimit të aseteve për Putin, Lavrov dhe shumë zyrtarë të tjerë, mbylljes së hapësirës ajrore apo dhe sanksionimin e bankave më të mëdha ruse, Perëndimi po bie dakord që Rusia të përjashtohet dhe nga SWIFT. Por çfarë është ajo?

SWIFT (Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar Botëror) është një platformë komunikimi e sigurt e përdorur nga bankat, ndërmjetësuesit e bankave dhe institucionet financiare për të dërguar dhe pranuan informacione, si udhëzime për transferimin e parave jashtë vendit apo për tregtimin e letrave me vlerë.

Ajo u themelua në vitin 1973 për të zëvendësuar teleksin dhe tani përdoret nga mbi 11,000 institucione financiare për të dërguar mesazhe të sigurta dhe urdhërpagesa. Pa asnjë alternativë të pranuar globalisht, është një hidraulik thelbësor për financat globale.

Koorporata SWIFT është në pronësi të bankave anëtare dhe ka një bord prej 25 anëtarësh. Selia e saj është në Belgjikë. Ajo mbikëqyret nga grup bankash qendrore, i njohur si G10.

Çfarë nënkupton heqja e Rusisë nga SWIFT

Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj, veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës dhe gazit në dollarë amerikanë.

Rusia do të përballej me vështirësi të mëdha ekonomike për një periudhë kohore, veçanërisht me pagesat jashtë vendit, derisa të përshtatej me platformat e reja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani