Europa i “mbyll” qiellin Rusisë

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 13:00
Untitled collage 2022 02 27T125947.660 1280x720

Europa i “mbyll” qiellin Rusisë

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 13:00

Një nga sanksionet që pritet të rëndojë më shumë ndaj Rusisë, pas sulmit ushtarak që ajo ka nisur ndaj Ukrainës, është bllokada e hapësirës ajrore.

Ishte Britania e Madhe ajo që dha sinjalin e parë për të mos lejuar asnjë fluturim të kompanive ajrore në hapësirën e saj. Kjo lëvizje është pasuar edhe nga 10 vende të tjera, ku të fundit ishin Irlanda, Finlanda dhe Italia.

Në këto kushte është krijuar një brez i shteteve bllokuese që nuk lejojnë avancimin e fluturimeve ruse, drejt hapësirës ajrore të kontinentit evropian. Të vetmet hapësira ajrore të lira për Rusinë janë ato të Bjellorusisë dhe zonës së aneksuar të Krimesë.