Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

FIFA merr masa drastike ndaj Kombëtares së Rusisë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 20:26 | Futboll
FIFA merr masa drastike ndaj Kombëtares së Rusisë

Organi më i lartë i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka vendosur sanksione të ashpra këtë të diel ndaj Rusisë pas agresionit 4-ditor mbi Ukrainë.

Bëhet e ditur se FIFA nuk e ka përjashtuar kombëtaren e Rusisë nga të gjitha kompeticionet, por ka marrë masa të tjera ekstreme. Kështu, emri i kombëtares do të jetë “Unioni i Futbollit Rus”, duke mos përdorur atë zyrtar.

Po ashtu, kjo kombëtare nuk do të mund të luajë asnjë ndeshje në Rusi, si dhe nuk mund të përfaqësohet me flamurin apo himnin kombëtar.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Federata Ruse e Futbollit do të pranojë të zbresë në fushë me gjithë këto kushte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë