Konfirmon Zelensky: Delegacioni ukrainas drejt kufirit bjellorus për bisedime me Rusinë

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 16:22
022522 zelensky 1080x720

Konfirmon Zelensky: Delegacioni ukrainas drejt kufirit bjellorus për bisedime me Rusinë

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 16:22

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka konfirmuar pak më parë se delegacioni ukrainas është drejtuar drejt kufirit bjellorus për t’u takuar për bisedime me palën ruse.

Sipas Zelenskyt bisedimet do të zhvillohen pranë lumit Pripyat pa asnjë lloj parakushti.

“Rezultati i bisedës me Alexander Lukashenko. Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat.

Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, shkruan Zelensky.