Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lufta merr tjetër rrjedhë, BE mund t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 22:58 | Bota
Lufta merr tjetër rrjedhë, BE mund t’i dërgojë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, kërkoi nga vendet e Bashkimit Europian që të dërgonin avionë luftarakë në Ukrainë. Nuk ka vonuar shumë dhe shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell tha se disa vende të unionin po planifikojnë t’i dërgojnë ushtrisë ukrainase avionët.

Ndërkohë, një burim ka thënë për “Wall Street Journal” se diskutimet janë ende në vazhdim. Ai ka thënë se avionët do të dërgohen direkt nga vendet anëtare dhe nuk do të ketë një marrëveshjes mes vendeve të BE për t’i financuar.

Borrell ka zbuluar më tej se ministri i Jashtëm i Ukrainës i kishte kërkuar avionë të cilët mund të përdoreshin nga pilotët ukrainas. Avionët luftarakë të Ukrainës janë modele MiG dhe Sukhoi të prodhuara nga sovjetikët. Aktualisht, avionë të tillë kanë Polonia, Sllovakia dhe Bullgaria. Nëse kjo dërgesë do të kryhej do të sillte një ndryshim të madh në përballjen mes Ukrainës dhe Rusisë.

Gjithsesi shpresa më e madhe është gjetja e një marrëveshje mes delegacionit të Ukrainës dhe atij të Rusisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur të takohen në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës. Edhe pse Zelensky tha se shpresat janë të vogla për gjetjet e gjuhës së përbashkët, ai theksoi se do të provojë çdo mundësi për të mirën e popullit të tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani