Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Luftimet në Ukrainë, forcat ruse hyjnë në Kharkiv

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 08:16 | Bota
Luftimet në Ukrainë, forcat ruse hyjnë në Kharkiv

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë, konfirmojnë se trupat ruse kanë hyrë në orët e para të mëngjesit në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në vend.

Sipas dëshmitarëve, qindra trupa ruse të shoqëruar dhe me mjete të lehtë arritën të thyejnë rezistencën dhe të hyjnë në qytet.

Autoritetet lokale iu bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos dalin pasi forcat ukrainase janë pranë dhe do të eliminojnë armikun.

Gjithashtu, raportohet se trupat ruse tashmë kanë në kontroll dhe Nova Kakhovka, një qytet i vogël, por shumë strategjik që shtrihet përgjatë lumit Dnieper.

Rusët hynë në të gjitha ndërtesat qeveritare në këtë qytet dhe hoqën flamurin ukrainas.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani