Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Makina përfundon në kanal, plagosen dy persona në Gjirokastër

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 17:24 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin Tepelenë-Gjirokastër, pranë fshatit “Andon Poçi”. Një automjet tip “Benz” me targa AA439UR ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Mësohet se të plagosurit janë shoferi, një shtetas grek identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe bashkëshortja e tij nga Vlora.

Gjithashtu, forcat zjarrfikës të Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje ku kanë ndërhyrë për nxjerrjen e një personi të moshuar i ndodhur në automjet i cili është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani