Putin urdhëron vendosjen në gatishmëri të armëve bërthamore, Shoigu: Po, zotëri

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 15:30
utin 1035x720

Putin urdhëron vendosjen në gatishmëri të armëve bërthamore, Shoigu: Po, zotëri

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 15:30

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar vendosjen në gatishmëri të lartë forcat e parandalimit bërthamor.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RF të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin pas një takimi me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Valery Gerasimov.

Reagimi i Shoigu ishte i prerë, pa vënë asgjë në diskutim. “Po, zotëri”. Presidenti rus tha gjithashtu se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë ishin të paligjshme.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka konfirmuar pak më parë se delegacioni ukrainas është drejtuar drejt kufirit bjellorus për t’u takuar për bisedime me palën ruse. Sipas Zelenskyt bisedimet do të zhvillohen pranë lumit Pripyat pa asnjë lloj parakushti.