Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rusët marrin nën kontroll qytetin në jug të Ukrainës, kryebashkiaku: Erdhën në zyrë e më thanë të vazhdoj punën

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 22:17 | Bota

Ushtria ruse ka marrë nën kontroll qytetin Berdyansk, i cili gjendet në jug të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i këtij qyteti, Oleksandr Svidlo.

Berdyansk është një qytet me rreth 100 mijë banorë dhe ka një bazë të vogël detare. Sipas kryebashkiakut, rezistenca nuk ka qenë shumë e madhe për këtë qytet.

“Pak orë më parë, pamë se si pajisje të rënda ushtarake dhe ushtarë të armatosur hynë në qytet dhe filluan të përparojnë në të gjithë territorin. Sapo mësova për këtë, u përpoqa të informoj të gjithë banorët që të kenë mundësi të fshiheni në strehimore. Ushtarët rusë u futën në komitetin ekzekutiv duke e marrë atë nën kontroll. Ata na kërkuan të vazhdonim punën, por nën kontrollin e armëve. Unë e vlerësova këtë propozim si të papranueshëm, kështu që u larguam nga godina”, tregon Svidlo.

“Sot, Berdyansk ishte në vijën e zjarrit. Nuk e di se si do të jetë nesër, por mendoj se sonte do të jetë shumë e vështirë", mbyllet reagimi i kryebashkiakut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli