Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rusia dërgon delegacionin për negociata në Bjellorusi, Ukraina kundërshton, propozon Turqinë ose Poloninë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 09:21 | Bota
Rusia dërgon delegacionin për negociata në Bjellorusi, Ukraina

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov bën me dije se një delegacion rus ka mbërritur në Gomel të Bjellorusisë për të zhvilluar bisedime me Ukrainën pas situatës së krijuar.

Pjesë e këtij delegacioni, sipas Peskov, janë përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Mbrojtjes dhe agjencive të tjera, si dhe administratës presidenciale.

Por nga Ukraina duket se nuk janë të kënaqur me vendin e zgjedhur nga Rusia për zhvillimin e negociatave.

Presidenti Zelensky ka bërë me dije se ka propozuar te pala ruse për zhvillimin e negociatave, Varshavën,  Budapestin ose Stambollin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë