Ukraina bën bilancin e luftës: Mijëra rusë të vrarë dhe qindra mjete ushtarake të shkatërruara

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 11:42
eb0b6e97 753e 4632 abc7 333fdae86382

Ukraina bën bilancin e luftës: Mijëra rusë të vrarë dhe qindra mjete ushtarake të shkatërruara

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 11:42

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka nxjerrë një raport ku sipas saj vlerësohen humbjet që ka pësuar pala kundërshtare ruse në 3 ditë luftime brenda territorit ukrainas.

Sipas zv.ministres Hanna Malyar, deri tani rusët kanë humbur 4300 ushtarë në Ukrainë si dhe një numër të madh mjetesh ushtarake.

Malayar shtoi se shifrat janë paraprake dhe mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

Në raport shkruhet se Rusia deri në këto momente ka humbur 4300 ushtarë, 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 mjete luftimi, 49 topa, një sistem mbrojtje ajrore, 30 makina, 60 autobote, 2 dronë dhe 2 varka.