Ukraina publikon bilancin tragjik të civilëve të vrarë

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 23:05
o1 1

Ukraina publikon bilancin tragjik të civilëve të vrarë

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 23:05

Kur jemi në ditën e katërt të sulmit rus mbi Ukrainë, Ministria e Brendshme në Kiev ka bërë të ditur se deri tani janë vrarë 352 civilë.

Sipas ministrisë, të paktën 14 nga viktimat janë fëmijë. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur më shumë se 1600 persona, nga të cilët 116 janë fëmijë.